Vendi ku ai dyshohej se po kryen veprimtari ilegale është bastisur

Vendi ku ai dyshohej se po kryen veprimtari ilegale është bastisur

Për gati katër orë vazhdoi aksioni i Policisë së bashku me Prokurorinë, në pronat e mjekut popullor Hysri Peqani i njohur për publikun si “Burdushi”.

Policia dhe dy prokurorët Fatos Ajvazi e Petrit Kryeziu sekuestruan tri vetura, intervistuan dhjetëra dëshmitarë të cilët gjendeshin që në orët e mëngjesit në vendin ku njihet për trajtimin mjekësor “Burdushi”.

Ndaj Burdushit u shqiptua masa e ndalimit për 48 orë.

Aksioni i Policisë nën përcjelljen e prokurorisë filloi që nga ora 8:40 të ditës së sotme.

Hysri Peqani po dyshohet prapë për shmangie nga tatimi, veprimtari të kundërligjshme mjekësore si dhe për shantazh ndaj një klienti./kallxo.com