Burg dhe denim me para për liderin opozitar rus

Denimi është shqiptuar pasi ai nuk i ka zbatuar urdhrat e policisë

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, është dënuar me 15 ditë burg për rezistencë ndaj urdhrave të policisë gjatë protestës

Navalny është dënuar edhe me 20 mijë rubla ruse për shkak të rolit të tij që kishte gjatë protestës së mbajtur dje në Moskë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ndërkohë i kanë bërë thirrje Moskës që të lirojë sa më shpejt  të arrestuarit e protestës së djeshme, numri i së cilëve arrin deri në 600./21Media

Back to top button