Burg dhe gjobë për grabitësin e një pompe benzine

Të armatosur dhe të maskuar nën kërcënim e armëve kanë kryer grabitjen

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. I., duke i shqiptuar dënim prej 4 vjetësh burgim efektiv dhe dënim me gjobë prej 5000 euro.

Sipas Gjykatës i akuzuari me datën 29.10.2018, rreth orës 02:00, në pompën e benzinës “Veda Com” në fshatin Pasjan, Komuna e Parteshit, në bashkëveprim me dy të pandehur të tjerë me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, të armatosur dhe të maskuar nën kërcënim e armëve kanë kryer grabitjen, fillimisht kanë sulmuar fizikisht punëtorët e kësaj pompe dhe më pas marrin 500 euro, më pas duke ikur me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Me këto veprime i akuzuari A. I., “në bashkëveprim ka kryer veprën penale grabitje”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërkohë ka veçuar procedurën penale ndaj dy të pandehurve K. R. dhe B. M.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./21Media

Back to top button