Pranoi fajësinë

Pranoi fajësinë

Hyzer Dugolli, ish-zyrtar policor në Shtime është dënuar me 9 muaj burgim për marrje ryshfeti.

Dugolli doli sot para gjykatës dhe pranoi fajësinë për marrje ryshfeti. Pas kësaj, gykata e dënoi me burg dhe me 500 euro gjobë. Bashkë me Dugollin për këtë rast është i akuzuar edhe Muhamer Miftari, i cili nuk e ka pranuar fajësinë.

Kryetari i trupit gjykues vendosi që të veçohet procedura penale ndaj të akuzuarve dhe që në seancën e radhës të vazhdohet vetëm me të akuzuarin Muhamer Miftari, Gjykata i vendosi Muhamer Miftarit afatin e kundërshtimit të akuzës 15 ditë dhe pas këtij afati të caktohet seanca gjyqësore.

Sipas prokurorisë të nga data 05.09.2019 deri më datë 13.09.2019 në Shtime, të pandehurit Hyzer Dugolli dhe Muhamer Miftari si zyrtarë policor pranë Stacionit Policor në Shtime, kanë kërkuar ryshfet nga i dëmtuari Bekim Rexhaj.Sipas aktakuzës, këta dy policë i kërkojnë 400 euro të dëmtuarit me qëllim të mos ekzekutimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj për ndalimin e drejtimit të automjetit të kategorisë ‘’B’’në kohëzgjatje prej 6 muaj,

Prokuroria shpjegon se me datë 13.09.2019 rreth orës 12;45 në restorant ‘’Globus’’ i pandehuri Hyzer Dugolli ka pranuar për vete dhe për kolegun e tij Muhamer Miftari katër kartmonedha nga 100 euro të vendosura në një pako të cigareve nga i dëmtuari, me ç’rast nga ana e Inspektoratit të Policisë është arrestuar në flagrancë./kallxo