Gjykata shpall aktgjykimin kundër të akuzuarit A.H.

Gjykata shpall aktgjykimin kundër të akuzuarit A.H.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.H. për veprat penale lëndim i lehtë trupor dhe prodhimi e përpunimi i paautorizuar i narkotikëve.

Sipas komunikatës, i akuzuari A.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me 8 muaj me burg, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari A.H. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2018 e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën D.A. dhe i kishte shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Gjatë intervenimit të rastit të dhunës në familje, të akuzuarit A.H. në dhomë i ishte gjetur një vazo me bimë substanca narkotike. Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi, sipas Gjykatës, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.