Krimi djallëzor

Krimi djallëzor

Jaymes Todd është dënuar me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi dhe vrau komedianen Eurydice Dixon.

Todd u shpall fajtor për sulmin e dhunshëm ndaj 22-vjeçares. BBC shkruan se gjykatësi e përshkroi krimin si ‘totalisht djallëzor’.

20-vjeçari e ndoqi viktimën e tij për më shumë se 1 orë përpara se ta sulmonte në një park në Melbourne në Australi, qershorin e kaluar.

Ai priti derisa Eurydice mbërriti në një zonë të errët për ta sulmuar.

Dixon po shkonte në shtëpi pasi performoi në një shfaqje të orëve të vona në një klub të qytetit. Todd e vuri re komedianen në një stacion hekurudhor para se ta ndiqte në rrugët e qytetit.

Edhe pse nuk është shumë e njohur, Dixon u kujtua si një komediane e talentuar në fillimet e karrierës së saj.

Vdekja e saj shkaktoi hidhërim dhe debat në Australi në lidhje me sigurinë e grave.

Todd do të ketë të drejtën e lirimit me kusht pas 35 vjetësh./21Media