29 vjeçari dënohet me tetë muaj burg

29 vjeçari dënohet me tetë muaj burg

Gjykata e Apelit në Beograd ka dënuar me tetë muaj burg Millovan Raoniq (29 vjeçar) pasi që në dhjetor të vitit të kaluar nëpërmjet rrjetit social Facebook ka rrezikuar sigurinë e ish-kryeministrit Aleksandër Vuçiq me kërcënimin se do t’ia sulmojë vajzën.

Ky vendim, i Gjykatës së Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Lartë në Beograd që vendosi në shkurt të këtij viti./kp