Qeveria mori këtë vendim

Qeveria mori këtë vendim

Kosova tashmë do ta ketë një koordinator nacional që do të merret me procesin e anëtarësimit të vendit në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, mori vendim për emërimin e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe anëtarësim në NATO.

Me propozim të kryeministrit Ramush Haradinajt, zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani mori votat e kabinetit qeveritar për këtë pozitë./kallxo.com