Burim Hoxha shpalos rrëfime nga jeta e tij

Burim Hoxha shpalos rrëfime nga jeta e tij

Vite më parë ai mori pjesë në njërin prej spektakeleve për të rinjë të quajtur ”Pop idol”, ku edhe shijoi magjinë e skenës duke u shpallur njëri nga fituesit e spektaklit.

Bëhet fjalë për këngëtarin simpatik, i cili vjen nga qyteti i Prizrenit, Burim Hoxha, i cili mori pjesë dhe çmime në shumë festivale vendore.

Përveç festivaleve, Burimi tani është i angazhuar edhe në ahengje dhe dasma në mbarë trojet shqiptare. Për dallim prej këtyre, Burimi si personazhi i javës i rtv21.tv, kësaj radhe zgjodhi të rrëfejë gjëra interesante nga fëmijëria dhe jeta e tij.

Burimi si fëmijë?

”Kam qenë fëmijë me shumë energji, shumë i shoqërueshëm, në qendër të vëmendjes si në klasë ashtu edhe në familje, nga motra dhe vëllau im.  Jam rritur me shumë dashuri nga prindërit dhe nga gjyshërit, nëse mundem me quajt kam qenë si fëmiu më i llastur në shtëpi”, tregoi këngëtari.

Kur jemi te fëmijëria, Burimi për lexuesit e rtv21.tv tregoi edhe për adoleshencën dhe simpatinë e tij. Ai tha se edhe adoleshencën e ka kaluar të qetë pa ndonjë problem. ”Sa i përket simpative sigurisht ka qenë ndonjë aty në shkollë, por me të vërtet s’më kujtohet”, tha Hoxha, shkruan rtv21.tv

Momentin që nuk dëshiron ta harrojë asnjëherë?

”Kam shumë momente të mira që nuk i harroj, një ndër to është kur kam konkuruar në festivalin e parë”, tha këngëtari, i cili veçoi te momentet që nuk dëshiron t’i harrojë asnjëherë edhe momentin kur është takuar për herë të parë me të fejuarën e tij Dafinën.

Krahas këtyre momenteve, këngëtari prizrenas tregoi edhe çka e bën të lumtur dhe nervoz. Burimi tha se nervoz e bëjnë gënjeshtrat me paramendim, pritjet e gjata, padrejtësitë, ndërsa tha se e lumturon çdo gjë e bukur.

Çka nuk do të bënte kurrë Burimi  dhe çka gjithnjë?

”Gjërat e këqija nuk do t’i bëja kurrë, gjithmonë do t’i ndihmoja njerëzit me nevojë dhe do të mundohesha t’i bëjë më të lumtur njerëzit”, rrëfeu këngëtari.

Ndërsa, se nga çka nuk do të hiqte dorë kurrë, ai u përgjigj se nuk do të hiqte dorë nga puna dhe dashuria e vërtetë, derisa tregoi edhe për ëndrrat dhe realizimet e tyre. ”Kyesisht më janë realizuar deri më tani, por sigurisht që kam edhe ëndrra të tjera”, tregoi Hoxha.

Ndryshe, Burim Hoxha pak ditë më parë publikoi projektin e tij më të ri, ”Sa larg”, i cili po vazhdon të pritet mirë./21Media