Burrat do të promovojnë barazi gjinore

Do të diskutohet për steriotipet dhe normat gjinore

Misioni i OSBE-së në Kosovë, do të organizojë tryezën dyditore për të diskutuar për barazinë gjinore dhe rëndësinë e angazhimit të burrave për promovimin e saj, kjo nismë do të filloj sot nga ora 09:00.

Drejtorët rajonal të policisë dhe komandantët e stacioneve, së bashku me përfaqësues të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës dhe Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore do t’i rivlerësojnë rolet gjinore në Kosovë, do të diskutojnë për stereotipet dhe normat gjinore dhe se çfarë mund të bëjnë burrat dhe gratë për ta tejkaluar pabarazinë. Ata, po ashtu do të dalin me një numër rekomandimesh për punën e ardhshme rreth barazisë gjinore brenda Policisë së Kosovës.

Ambasadori, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni, si dhe Taibe Canolli nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës do të mbajnë fjalime hyrëse./21Media

Back to top button