Burrë dhe grua u goditën nga veturat në të njëjtin vend

Gruaja pësoi lëndime të vogla, ndërsa burri pësoi lëndime të rënda

Një burrë dhe grua, të cilët u munduan ta kalonin rrugën e njejtë pa respektuar rregullat e trafikut janë goditur me 10 minuta diferencë nga dy vetura në të njejtin vend. Dy aksidentet që ndodhën në provincën qendrore të Hubei këtë javë u xhiruan nga kamerat e sigurisë dhe u evidentuan nga policia.

Gruaja e cila u godit e para, përjetoi lëndime të vogla. Ndërsa bashkëshorti i saj pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në spital, bëri të ditur policia, transmeton rtv21.tv

Aksidentet ndodhën mëngjesin e së martes në sheshin Chengdong në qytetin Yichang, sipas Zyrës së Menaxhimit të Trafikut të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës. Autoritetet publikuan një video në Weibo, një rrjet social i ngjashëm me Twitter.

Xhirimi tregon një grua, e cila është në një bicikletë elektrike duke u përpjekur të kalojë rrugën e parë me gjashtë korsi në mënyrë të paligjshme së pari. 

10 minuta më vonë, bashkëshorti i saj u kap nga kamerat duke kaluar rrugën e njejtë pa kujdes.

Identiteti i tyre nuk dihet./21Media

Back to top button