Burrë e grua gjenden të vdekur në shtëpi në Prizren

Rasti po hetohet

Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

Lajmin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka bërë të ditur se të vdekurit ishin çift bashkëshortësh.

Gashi ka shtuar se policia dhe prokurori janë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet. /21Media

Back to top button