Vdekja i bashkoi pas 12 orësh

Vdekja i bashkoi pas 12 orësh

Një burrë dhe një grua nga Gjeorgjia pas 71 vjetësh martesë vdiqën në të njëjtën ditë, vetëm 12 orë largë njëri-tjetrit.

Herbert DeLaigle, 94 vjeç dhe Marilyn Frances DeLaigle, 88, u martuan në vitin 1948 dhe vdiqën të premten në një spital në Waynesboro.

Sipas WRDW Herbert vdiq në orën 2:20, ndërsa Marilyn Frances vdiq pikërisht 12 orë më vonë.

Çifti u takua në një kafene në Waynesboro në vitin 1947 ku Marilyn po punonte, transmeton rtv21.tv.

Së bashku ata kishin gjashtë fëmijë dhe gjithsej 16 nipër e mbesa, 25 stërmbesa.

Një shërbim funerali u mbajt për DeLaigles të hënën./21Media