Burri detyronte gruan të kryej marrëdhënie me shokun

Arrestohen të dyshuarit

Një vajzë 20 vjeçare nga Gostivari në Maqedoninë e Veriut e ka paraqitur në polici bashkëshortin e saj nën arsyetimin se ai e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.

Për rastin, janë arrestuar dy persona.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, vajza 20 vjeçare mbrëmë rreth orës 21:50 minuta ka paraqitur në polici se bashkëshorti i saj 21 vjeçar në disa raste e kishte kërcënuar dhe në disa raste e kishte detyruar 20 vjeçaren që të kryente marrëdhënieje seksuale me shokun e tij. Sipas asaj që vajza ka treguar, bashkëshorti është paguar nga shoku pas përfundimit të aktit.

Të dy, bashkëshorti 21 dhe shoku 19 vjeçar nga Gostivari janë arrestuar nën dyshimet se janë të përfshirë në ngjarje. Ata po mbahen në stacionin policor në Gostivar. Nga SPB Tetovë informojnë se po punohet për zbardhjen e rastit./TV21

Back to top button