Deti i ashpër mbyt burrin dhe gruan

Deti i ashpër mbyt burrin dhe gruan

Gruaja britanike e cila u mbyt dje me të dashurin e saj në një det në Portugali kishte qenë katër muajshe shtatzënë, transmeton rtv21.tv.

33-vjeçarja u gjet e vdekur pasi surfistët sollën në breg atë së bashku me një burrë britanik 34-vjeçar. Burri kishte nxituar për ta shpëtuar gruan por edhe ai humbi jetën.

Shefi i Policisë Detare, Rui Pedro Silva Filipe foli pas tragjedisë duke thënë se burri e arriti atë por teksa po ktheheshin ata kanë humbur rrugën.

Humbën rrugën pasi ishin të lodhur”, tha shefi i Policisë Detare.

Plazhi ku ndodhi tragjedia nuk ka asnjë roje bregdetare./21Media