Viktima u dërgua në QKUK

Viktima u dërgua në QKUK

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Prishtinë.

Sipas policisë një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dje rreth orës 14:30 me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari i cili ishte në gjendje të dehur është arrestuar nga policia.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media