Burri përdori dhunë fizike në të dashurën e tij

Burri përdori dhunë fizike në të dashurën e tij

Sulmuesi i cili e kishte rrahur të dashurën e tij dhe e kishte lënë pa ndjenja duke e goditur me thikë, është dënuar me 14 vjet burg.

Aaron Marsden Booth, 27 vjeç, kishte hyrë në shtëpinë e ish të dashurës së tij, Zahra Rechelle në Glossop me dhunë. Ajo kishte vazhduar të bërtiste duke kërkuar ndihmë nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të këtij viti, transmeton rtv21.tv.

Ajo menjëherë kishte telefonuar policinë duke iu kërkuar që të nguteshin sepse i dashuri i saj po tentonte të hynte në shtëpinë e saj me dhunë. Ajo ishte dëgjuar teksa bërtiste “Të lutem, mos më lëndo”.

Ndërsa i dashuri i saj i bërtiste duke i thënë “Do të vrasë” dhe pastaj i ishte ndërpritur linja e telefonit.

Pasi që kishte goditur brutalisht të dashurën e tij, Booth mori një thikë nga kuzhina dhe e ndoqi atë. Ajo ishte munduar të ikte nga shtëpia, por si pasojë e goditjes nga thika në këmbë, ajo mbeti pa ndjenja.

Pasi, policia kishte arritur, Booth e kishte mbajtur atë për tre orë, pastaj e kishte lëshuar për ta dërguar në spital.

Pasi Booth u shpall fajtor, viktima kishte vazhduar me trajtime për shëndetin mendor dhe fizik, pasi sulmi tronditës që kishte përjetuar nga i dashuri i saj ka ndikuar shumë në viktimën./21Media