Policia e arreston

Policia e arreston

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 19:30 në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, të siguruara nga portali rtv21.tv vetëm në muajin janar dhe shkurt të këtij viti janë evidentuar 213 raste të dhunës në familje. Policia e Kosovës për portalin rtv21.tv tha se në vitin e kaluar janë evidentuar 1 mijë e 541 raste të dhunës në familje në tërë territorin e vendit. Sipas policisë, rastet më të shpeshta të dhunës ndërmjet bashkëshortëve, viktima kanë qenë gratë, por nuk mungojnë as rastet kur viktimë janë burrat./21Media