Vrasje makabre

Vrasje makabre

Një burrë ka prerë me thikë të dashurën e tij 27 vjet më të re.

Jason Farrell, 49 vjeç bëri një rrëfim ‘të ftohtë’ për mënyrën se si e lidhi të dashurën e tij  Sammy-Lee Lodwig, 22 vjeç, para se ta prejë atë me një thikë kuzhine.

Vrasësi i dhunshëm e hodhi viktimën në pishinën e banesës së tij. Pasi e gjithë pishina u mbush me gjak, ai i tha një fqinjit të tij se: “Unë e vrava atë”.

Ngjarja ka ndodhur me 23 prill ndërsa viktima kishte pësuar plagë me thikë në kokë, qafë dhe gjoks, transmeton rtv21.tv.

Përdoruesi i drogës Farrell u takua me Sammy-Lee kur ajo ishte një vajzë e vogël, derisa ai ishte në një lidhje me nënën e saj Sarah Lodwig. Ata u takuan përsëri vite më vonë kur ajo i kërkoi ndihmë pasi një burrë po e ndiqte atë.

Farrell u arrestua menjëherë në një pronë në afërsi të Swansea./21Media