Dhunë në familje

Dhunë në familje

Një rast i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur në mbrëmjen e 26 shtatorit në Partesh.

Një burrë i cili ishte i dehur kishte rrahur gruan dhe dy fëmijët e tij, lidhur me këtë rast policia ka arrestuar të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Serbe dhe dy fëmijëve të tyre”, ka bërë të ditur policia.

Të dyshuarit i është bërë alkool-testi dhe trajtimi mjekësor në QE-Gjilan, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media