“Vendosi këtyre qenve të qelbur nga një litar”

“Vendosi këtyre qenve të qelbur nga një litar”

Jeannette Carroll, 51-vjeçare ishte afër parkut Flatts Lane County, në Middlesbrough (Angli) me 5 qentë e saj kur u godit brutalisht nga një person.

Burri, i cili i pa qentë pa një litar i tha Jannettes: “vendosi këtyre qenve të qelbur nga një litar”.

Ajo fillimisht u përpoq të qetësonte burrin, ndërsa ai menjëherë e goditi me grusht në fytyrë, duke e lënë pa ndjenja për rreth 20 sekonda.

Teksa burri e godiste, një këmbësor në park u mundua që të largonte burrin nga Jeannette.

“Ishte krejt e papritur. Unë po mundohesha ta siguroja atë, se kur njerëzit janë nervozë, unë do t’i vë qentë në sistemin e sigurisë. Unë nuk e pashë fare grushtin që vinte  drejt meje. Kur u zgjova isha mbuluar me gjak”, tha Jannette.

Zonja Carroll nga Eston shkoi në departamentin e aksidenteve dhe urgjencës në Spitalin Universitar James Cook, në Middlesbrough, ku ajo kaloi gjashtë orë duke u trajtuar për plagët.

Ajo ka marrë plagë në buzë dhe si pasojë i janë thyer 3 dhëmbë. “Unë jam rritur me me idenë se njerëzit janë të moralshjëm dhe gjëja e fundit që prisja është fakti që një burrë që godet një grua.”, shtoi më tutje Jeannette, raporton oranews.