Franco qe jashtë vjet nuk lëviz nga shtrati

Franco qe jashtë vjet nuk lëviz nga shtrati

Një i ri meksikan tërhoqi vëmendjen e medieve ndërkombëtare në nëntor të vitit të kaluar, kur u shtrua në klinikë dhe për transportin e tij u desh një furgon i modifikuar.

Bëhet fjalë për burrin më të shëndoshë në botë, Juan Pedro Franco, i cili prej gjashtë vjetësh nuk lëviz nga shtrati. Ai pritet që më në fund t’i nënshtrohet bypass-it gastrik, ndërhyrjes në stomak.

Franco i cili dikur peshonte më shumë se gjysmë toni, plot 595 kilogramë, prej 3 muajsh është në dietë, për t’u parapërgatitur për operacionin që do t’i nënshtrohet më 9 maj.

32 vjeçari nga Meksika, është thuajse aq obez sa Manuel Urive, dikur i konsideruar si njeriu më i shëndoshë në botë, përpara se të vdiste në vitin 2014./21Media