Vdesin burrë e grua

Vdesin burrë e grua

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetitn Librazhdit në Shqipëri mbrëmjen e kaluar. Burri masakroi me thikë gruan e tij dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit.

Burri ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja u dërgua në spital ku më pas ndërroi edhe jetë edhe ajo, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Forca të shumta policore si dhe ambulanca me stafin mjekësor kishin mbërritur në vendngjarje.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e këtij krimi të rëndë në familje, ndërsa grupi hetimor po merret me grumbullimin e informacioneve për të ndriçuar rastin.