"Nuk e dija çfarë të bëjë, thjesht mbeta i habitur"

“Nuk e dija çfarë të bëjë, thjesht mbeta i habitur”

Irlandezi Kevin Conway ka mbetur i habitur kur pa se në llogarinë e tij bankare figuronte një shumë marramendëse e parave prej 200 milionë eurove.

Gjatë javës së kaluar po kontrolloja në telefon gjendjen bankare kur pashë 197 milionë dollarë. Megjithatë ajo shumë e parave befasisht u zhduk. Nuk e dija çfarë të bëjë. Thjesht mbeta i habitur, sepse për dy orë isha më i pasur për 200 milionë euro”, citohet të ketë thënë Conway.

Megjithatë disa orë më vonë e kuptoi se bëhej fjalë për një gabim teknik. Zëdhënësi i kompanisë që ka në pronësi edhe aplikacionin me të cilin ka kontrolluar gjendjen financiare, ka pranuar se bëhej fjalë për një gabim që është përmirësuar për pak kohë. /21Media