Krim në një familje në Durrës

Krim në një familje në Durrës

Një grua u vra në mënyrën makrabe nga bashkëshorti në banesën e familjes në periferi të Spitallës.

Hazbije Kuka u qëllua disa herë me thikë në kraharor nga burri i saj, Adratiku, i cili pas vrasjes është në arrati.

Një nga goditjet i ka prekur zemrën 36 vjeçares, duke rezultuar fatale për të renë, që vdiq teksa dërgohej në spital nga vëllezërit dhe djali i mitur.

Djali 8-vjeçar mësohet se ka qenë dëshmitar i krimit tragji, që sipas familjarëve të autorit mund të ketë si shkak xhelozinë, raporton opranews.

“Më datë 19.07.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr.15, Durrës, shtetasi A.K.,ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij shtetasen H.K., rreth 36 vjeçe, e cila u transportua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra,”raportoi policia.