Policia arreston 56 vjeçarin

Policia arreston 56 vjeçarin

Një krim i rëndë në familje është shënuar paraditen e sotme në fshatin Babicë të Vlorës në Shqipëri.

Nga informacionet e para mësohet se burri ka vrarë gruan me levë hekuri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:52 pas një konflikti në familje.

“Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S,”-raporton policia.

Raportohet se është arrestuar autori i vrasjes, i cili i ka lajmëruar vetë policinë që të shkonin në vendngjarje.

“Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S. E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.