"Me zgjerimin e Ballkanit, BE kthehet në vlerën origjinale..."

“Me zgjerimin e Ballkanit, BE kthehet në vlerën origjinale…”

Në prag të përgjigjes për hapjen ose jo të negociatave për integrimin e Shqipërisë, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka dërguar një mesazh Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Bushati ka kërkuar nga BE të tregojë guxim dhe këmbëngulje në Ballkan, në mënyrë që të përfundojë bashkimin e kontinentit.

“Bashkimi Evropian duhet të tregojë guxim, udhëheqje dhe këmbëngulje në Ballkan, për të përfunduar bashkimin e kontinentit. Me zgjerimin e Ballkanit, BE kthehet në vlerën origjinale, e cila po bën paqe aty ku pati luftë”, ka shkruar Bushati./oranews