Bushati: Nuk përzihemi në punët e brendshme të Maqedonisë

Bushati  edhe një herë ka përsëritur se nuk ka ndonjë platformë nga Tirana dhe se Shqipëria nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili qëndron në Uashington, edhe një herë ka përsëritur se nuk ka ndonjë platformë nga Tirana dhe se Shqipëria nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.

Bushati, i cili ka qenë mysafir në Fondin gjerman të Marshallit, thotë se është gabim që Deklarata politike shqiptare të quhet platformë e Tiranës, duke shtuar se Shqipëria nuk përzihet në Maqedoni, por këshillon në mënyrë miqësore.

“Nuk është e saktë të thuhet se ka platformë të Tiranës. Nuk ka platformë të Tiranës. Ka një platformë të partive politike shqiptare, për të cilën është diskutuar me Gruevskin dhe Zaevin. Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe jemi shumë të kujdesshëm gjatë këshillimit në mënyrë miqësore”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë./21Media

Back to top button