"Vjeshtë/dimër'18" publikohet online

“Vjeshtë/dimër’18” publikohet online

Rep artisti i njohur shqiptar, Buta ka publikuar albumin e tij të dytë.

Albumi titullohet “Vjeshtë/dimër’18” dhe është publikuar online në kanalin zyrtar të artistit, në Youtube.

Albumi përmban gjithsej 12 këngë, të cilat 5 prej këngëve janë në bashkëpunim me artistë të njohur.

10 prej këngëve janë publikuar në versionin audio, ndërsa dy prej tyre janë shoqëruar edhe me videoklip.

Këngët, të cilat janë shoqëruar me videoklip janë “Ok ok” dhe “Pse ke ardh ktu”, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që artisti më 15 maj të vitit 2017 kishte lansuar albumin “Pranverë/verë’17”, i cili ka përmbajtur gjithsej 15 këngë./21Media

 

View this post on Instagram

 

Sot 1 Vjet Pranvere / Vere ‘17 was released. Comment your favorite song

A post shared by Buta (@bashbuta) on