Një ditë e veçantë për Butrintin

Një ditë e veçantë për Butrintin

Këngëtari i njohur dhe shumë i  dashur për publikun, Butrint Imeri feston sot ditëlindjen.  Ai mbush 21 vjet.

Urime të shumta ka marrë ai nga miqtë, familjarët dhe fansat e tij qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Me rastin e ditëlindjes Butrinti ka publikuar një foto në Instagram ku shihet me një trëndafil në dorë.

“Gjithë ditën për të festuar.. e ky eshte veç fillimi i nje rrugetimi shume t’gjate bashke me juve” ka shkruar Butrinti mbi foton e publikuar.

Ndryshe Butrinti është i njohur për stilin unik, lëvizjet ekspresive dhe zërin e mrekullueshëm./21Media