Butrinti i tregon Edonit 'qysh luhet'

Butrinti i tregon Edonit ‘qysh luhet’

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Butrint Imeri, duket se ka raporte të mira jo vetëm me persona që i takojnë fushës së artit, por edhe me ata të fushave të tjera. Këtë e dëshmon edhe një video të cilën e publikoi me futbollistin e mirënjohur të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Aty dyshja shihen teksa luajnë sony, pastaj fillojnë të luajnë me top, e kur në sfond shfaqet kënga e Butrintit, ata fillojnë të kërcejnë, transmeton rtv21.tv

“I kallxova qysh luhet”, shkroi Butrinti krahas videos së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

I kallxova qysh luhet @edonzhegrova10 🤪⚽️

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

“Dream Girl” është projekti i fundit i Butrintit, që e ka publikuar para një muaji. Ky projekt ka grumbulluar mbi 8 milionë klikime./21Media