Diçka po vjen nga artisti

Diçka po vjen nga artisti

Butrint Imeri është njëri ndër artistët më të dashur nga publiku. Këngëtari nga Kosova ka arritur që të mbledhë numër të madh të fansave kudo ku ka performuar.

Duke qenë që është mjaft i pëlqyer, Imeri aktiv po tregohet edhe në rrjete sociale, në të cilat ka numër të madh të fansave.

Sot bukuroshi 23 vjeçar publikoi në instastory për 814 mijë ndjekësit e tij disa fotografi, në të cilat shkruhet “Liebe?”, apo në shqip “Dashuri?”.

Dhe me këto imazhe këngëtari lë të kuptohet se mbase është duke punuar rreth ndonjë projekti, që mund të titullohet ashtu, shkruan rtv21.tv

Ndërkohë, në imazhin e fundit që Butrinti ka publikuar dje, po ashtu në instagram ai ka shkruar: Djalosh Imeri.

 

View this post on Instagram

 

Djalosh Imeri

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Kujtojmë që, projekti i fundit i Butrint Imerit është “Dream girl”, në bashkëpunim me Nimo-n. Projekti është publikuar më 01 gusht dhe deri tani në Youtube ka mbi 10 milionë e 500 mijë klikime./21Media