A është Butrinti në një lidhje dashurie!

A është Butrinti në një lidhje dashurie!

Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri pas suksesit të projektit të fundit që e ka publikuar në muajin gusht, ai i ka gjetur pak kohë për pushime.

Këngëtari 23 vjeçar, tani gjendet në Santorini të Greqisë. Nga postimet e tij shihet se ai nuk është vetëm atje. Këngëtari shihet se mëngjesin po e shijon së bashku me dikë, shkruan rtv21.tv.

Kush është vajza fatlume ?

Ndërsa sa i përket pushimeve të Butrintit edhe prezantuesja e bukur shqiptare, Kiara po ashtu gjendet për pushime në Greqi.

 

View this post on Instagram

 

a little escape

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito) on

Kohë më parë është përfolur një lidhje dashurie mes këngëtarit dhe prezantueses shqiptare Kiara Tito. Mirëpo asnjëri nga ta nuk e kanë pohuar as mohuar këtë. A janë duke i kaluar pushimet së bashku ? Mbetet të shihet.

Në një emision televiziv, këngëtarja Kida në një lojë pyeti prezantuesen se a e pranon se është në lidhje me Butrintin. Ndërsa ajo nuk iu përgjigj, e tejkaloi pyetjen duke pirë nga gota. Po ashtu Kiara Tito ka marrë pjesë në videoklipin e këngës së Butrintit “Hajt Hajt”.

Ndryshe projekti i fundit i Butrintit ” Dream Girl” në bashkëpunim me Nimo ka arritur mbi 7 milionë klikime në Youtube./21Media