Një vallëzim afër Rihannës

Një vallëzim afër Rihannës

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Butrint Imeri, është shumë aktiv në rrjetin social Instagram, ku ndan me ndjekësit e tij fotografi të ndryshme nga puna dhe përditshmëria, shkruan rtv21.tv

Butrinti ka publikuar sot dy video në të cilat shfaqet pranë figurës prej dylli të këngëtares me famë botërore, Rihannës.

Këngëtari vallëzon rreth figurës prej dylli me këngën “Work” të Rihannës dhe reperit Drake.

Kujtojmë që, projekti i fundit i Butrint Imerit është “Dream girl”, në bashkëpunim me Nimo-n. Projekti është publikuar më 1 gusht dhe deri tani në Youtube ka mbi 10 milionë klikime./21Media