U publikua kënga e re e Butrintit

U publikua kënga e re e Butrintit

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Butrint Imeri sapo publikoi këngën e re, “M’ke rrejt”. Për tekstin u përkujdes vetë artisti, ndërsa për muzikën BigBang (REXBOX Entertainment). Kurse për vizuelizimin produksioni Supercut, transmeton rtv21.tv

Kënga ka një klip të veçantë, duket se artisti është frymëzuar nga seriali i famshëm dhe shumë i ndjekur i Netflix, “La Casa de Papel”.

“Sa gjynah”, “Hajt hajt”, “Dream Girl” dhe “M’ke rrejt” janë këngët që i publikoi këtë vit. Numërojnë miliona klikime në YouTube./21Media