Për më pak se një muaj, "M'ke rrejt" ka arritur këtë shifër klikimesh

Për më pak se një muaj, “M’ke rrejt” ka arritur këtë shifër klikimesh

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Butrint Imeri ka shënuar një sukses me projektin e fundit “M’ke rrejt”, shkruan rtv21.tv

Kënga e fundit e Butrintit, të cilën e ka publikuar me videoklip ka arritur mbi 10 milionë klikime në Youtube.

24 ditë nga publikimi i projektit, “M’ke rrejt” është klikuar deri tani mbi 10 milionë herë. Ky sukses e ka gëzuar artistin, i cili në instastory e ka bërë të ditur këtë sukses.

Projekti “M’ke rrejt”, nga Butrint Imeri është publikuar më 14 dhjetor dhe deri tani në kanalin zyrtar në Youtube është klikuar 10 milionë e 143 mijë e 365 herë./21Media