"M'ke rrejt", kënga e re e Butrintit

“M’ke rrejt”, kënga e re e Butrintit

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Butrint Imeri ka kohë që ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. Kënga mban titullin “M’ke rrejt” dhe do të publikohet më 14 dhjetor.

“14.12.2019 // M’KE RREJT”, shkroi ai krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Butrint Imeri këtë vit ishte shumë i angazhuar me koncerte e projekte.

“Dream Girl” mban titullin videoprojekti i tij i fundit që e solli në bashkëpunim me Nimon. Numëron mbi 11 milionë klikime në YouTube./21Media