Buxheti 2020: Problemet e para financiare paraqiten pas 31 marsit 2020

Rafuna: Nëse deri në mars nuk aprovohet buxheti atëherë paraqiten probleme.- Gashi: Kemi kohë që para 31 dhjetorit të miratohet buxheti

Projektbuxheti për vitin 2020 nuk është proceduar tutje, pasi që, Kuvendi i Kosovës është jo funksional. Mirëpo, Kosova nuk mund të kalojë në krizë financiare para 31 marsit, pasi që do të shfrytëzohet një pjesë e buxhetit e vitit 2019, theksojnë zyrtarë të Ministrisë së Financave. Sipas njohësve të ekonomisë, ka kohë ende që para 31 dhjetorit të miratohet buxheti për vitin 2020, nëse Qeveria e re do ta ketë shumicën parlamentare./21Media

 

Back to top button