Buxheti për vitin 2020, Abazi: Nuk do ta sjellim vendin në krizë

Abazi tha se janë të brengosur për secilin aspekt të funksionimit të shtetit

Deputeti i VV-së Haki Abazi i ftuar në emisonin “Argument Plus” në mesin e temave të diskutuara ka folur edhe për votimin e projektbuxhetit për vitin 2020, i cili nuk është procedurar ende për arsye të mos krijimit të Qeverisë.

“Jemi të brengosur për secilin aspekt të funksionimit të shtetit, kjo është arsyeja që ne nuk kemi lënë vakumin në konstiudimin e Parlamentit po kemi zgjedhur Glauk Konjufcën. Sot kanë caktuar takimin e parë të kryesisë që ka mu shqyrtu agjenden e funkisonimit të Parlamentit. Kemi institucion që ka të gjitha kompetencat kushtetuese si Republikë Paralmentare. Nuk do ta sjellim vendin në krizë”, ka thënë Abazi. /21Media

Back to top button