Buxhetin mund ta miratojë Kuvendi?!

“Me dakordim të Grupeve Parlamentare Kuvendi mund ta miratojë buxhetin 2020”

Pas dorëheqjes së qeverisë Haradinaj ligjin për Buxhetin e vitit 2020 ka mbetur pezull, pasi që Qeveria në detyrë nuk ka kompetencë të aprovojë ligje. Por, pas konstituimit të Kuvendit, që vendi të mos përjetojë kolaps buxhetor, çështjes së buxhetit mund t’i jepet epilog nga deputetët e rinj nëse kanë vullnet, vlerëson Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, si dhe këshilltari i kryeministrit në detyrë Haradinaj, Haki Shatri.(Përgatiti: Donika Osmani, Kamera: Fatos Veseli)./21Media

Back to top button