"Ka qenë iniciativa ime si ministër që për herë të parë me pasë një ligj për Agjencionin"

“Ka qenë iniciativa ime si ministër që për herë të parë me pasë një ligj për Agjencionin”

Kandidati për deputet nga koalicioni, AAK-PSD, Shyqyri Bytyqi sonte në emisionin “Debat Përnime” duke folur për temën e arsimit tha se nuk kanë bërë ndërhyrje asnjëherë në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

Bytyqi u shpreh se gjatë tërë kohës sa ka funksionuar Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka qenë në punën e saj të pavarur, shkruan rtv21.tv

“Për punën që pastaj e ka bërë agjensioni ajo është punë e tyre, ajo që është kërkuar vazhdimisht nga ana jonë ka qenë Këshilli Shtetëror i Cilësisë duhet ta kryej punën bazuar në ligjet të cilat janë në fuqi”, tha ai.

Bytyqi më tutje u shpreh që asnjëherë nuk kanë vepruar ta pengojnë punën e Agjencionit të Akreditimit.

“Ka qenë iniciativa ime si ministër që për herë të parë me pasë një ligj për Agjencionin, pra kjo tregon se sa kemi qenë të vendosur të shkojmë në rrugëtimin për të krijuar pavarësinë e Agjencionit të Akreditimit./21Media