Sipas ministrit kjo është e nevojshme

Sipas ministrit kjo është e nevojshme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka deklaruar se edukimi medial do të jetë lëndë zgjedhore në shkollat e vendit.

Bytyqi është shprehur në konferencën me temën “Konsultimet nacionale për strategjitë dhe politikat e edukimit mbi media dhe informacionin në Kosovë” se një lëndë e tillë është e nevojshme.

Sipas Bytyqit me zhvillimin e teknologjisë të rinjtë janë të ekspozuar ndaj informacioneve të papërshtatshme për moshën e tyre.