Bytyqi flet rreth ligjit për paga

Kur do t’i marrin mësimdhënësit rrogat me rritje?

Ministri në detyrë i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në emisionin “Argument Plus’, tha se kanë shpresuar që këtë muaj mësimdhënësit t’i marrin rrogat me rritje.

“Pritej që në dhjetor t’i kemi me rritje me ndryshime pagat, jo vetëm për mësimdhënësit, por për të gjithë. Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese mund ta pezullojë për një kohë të caktuar nëse do të ketë një vendim të Gjykatës”, ka thënë Bytyqi.

Kujtojmë se dje, Avokati i Popullit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat në Sektorin Publik për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën. Avokati i Popullit konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Shtojca 1 e këtij ligji nuk kanë arritur ta bartnin frymën kushtetuese në kuptimin e ndarjes së pushteteve, të barazisë para ligjit dhe as garantimin e së drejtës pronësore. Sipas Avokati të Popullit ky ligj nuk është në pajtim me parimet e sundimit të ligjit, për shkak të mangësive në kuptimin e qartësisë, saktësisë dhe parashikueshmërisë së tij./21Media

Back to top button