Bytyqi: Ka ardhur koha të investojmë në Kosovë

“Ne presim më shumë investime”

Anëtari i Unionit të Bizneseve, Bekim Bytyqi thotë se kongresi i dytë ekonomik ka rëndësi të madhe dhe rezulton me punë që në të ardhmen do të zhvillohet edhe më shumë.

Pas punimeve të kongresit, ai tha qe presin më shumë investime të firmave shqiptaro-gjermane.

“Ne presim më shumë investime, patëm tema, ishte edhe shkollimi për studentë dhe djemtë e vajzat e reja që mund të marrin pjesë në Gjermani në shkollimin e zanateve, por neve jemi të fokusuar që të bartim firma që të investojmë në Kosovë, edhe atje dhe jo vetëm në Gjermani, do të thotë merren zanate, dhe zhvillohen më të për në Kosovë”, tha ai.

Ai ka një porosi për të gjithë ata që duan të investojnë në Kosovë.

“Ju kisha lutë të gjithëve që duan të bëjnë një zhvillim dhe investim në Kosovë, t’u qasen drejtpërdrejt komunave dhe ministrive, enteve përkatëse ku mund të zhvillojmë biznesin e vet. Në Kosovë ka hapësirë, e kemi një rini të shëndoshë, prej Kosovës edhe Gjermania po ka hapësirë po na merr rininë, pse ne vet mos me shfrytëzu në vendin tonë. Ka ardhur një kohë që na shtyn me investu në Kosovë”, tha ai.

Në Kongresin e dytë Ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, morën pjesë rreth 600 firma të fuqishme shqiptare dhe gjermane.

Në kuadër të këtij forumi ekonomik, u mbajt edhe një panair me qëllim që t’i jepet hapësirë prodhuesve kosovarë për tregun e Evropës dhe të Gjermanisë.

Përveç panairit në Kongresin e Frankfurtit u zhvilluan edhe takime B2B më prodhues të ndryshëm, më qëllim që t’u hapen dyert firmave nga Kosova.

Back to top button