Përfitime të shumta nga çaji i mentës

Përfitime të shumta nga çaji i mentës

Është një bimë që rritet në të gjitha vendet e botës, dhe ajo përdoret në shumë raste; si në kuzhinë, si një aromë, në mjekësi apo si çaj.

Dobitë e saj janë të mëdha si: përmirëson tretjen, mbron kundër helmimit në ushqim dhe largon dhimbjet e kokës.

Menta po ashtu ndihmon tretjen, ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të muskujve dhe përshpejton procesin e tretjes duke shmangur të përzierat në stomak.

Disa studime kanë treguar se karamelet me mente mund të reduktojnë ndjeshëm simptomat e çrregullimeve gastrointestinale, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të ulcerave gastrike.

Çaj me mente është përdorur në mjekësi bimore për të trajtuar dhimbje barku, urth etj.

Ajo ndihmon në rregullimin e ciklit menstruale të parregullt dhe si qetësues i shkëlqyer për dhimbje koke.