Çaji jeshil mund të jetë një aleat i mirë për të luftuar aknet

Çaji jeshil mund të jetë një aleat i mirë për të luftuar aknet

E dini si përdoret? Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë gjithë detajet.

Çaji jeshil ndihmon për të luftuar aknet sepse redukton prodhimin e sebumit nga lëkura. Në të njëjtën kohë rregullon nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak. Por nuk është nevoja ta ekzagjeroni, një filxhan çaj jeshil në ditë është mjaftueshëm.

Ai mund të përdoret edhe në forma të jashtme. Mund të aplikoni një gazë me ekstrakt çaj jeshil në zonën e akneve. Ndihmon në eliminimin e baktereve nga ajo zonë duke reduktuar inflamacionin dhe duke evituar shfaqjen e njollave,living.

Çaj jeshil dhe mjaltë. Përzieni një lugë nga secili përbërës dhe formoni një pastë. Më pas aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta. Shpërlajeni me ujë të ftohtë dhe përsëriteni dy herë gjatë javës.

Çaj jeshil dhe aloe vera. Do t’ju duhen dy bustina çaj jeshil, një luga aloe vera dhe një filxhan ujë. Përgatisni një çaj me bustinat e çajit jeshil dhe lëreni të ftohet. Kur të jetë ftohur, përziejeni me aloe vera-n në një shishe spray. Spërkateni në fytyrë pasi e keni pastruar.