Sinani këtë herë vjen në bashkëpunim

Sinani këtë herë vjen në bashkëpunim

Këngëtari i mirënjohur, Sinan Hoxha sapo ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren, Almenda.

Kënga e re nga dyshja titullohet “Çaji”, të cilës i kanë realizuar edhe një videoklip mjaft interesant, shkruan rtv21.tv

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar 2Step, ndërsa për muzikën është përkujdesur Marsel Gunga.

Ndryshe, “Luje Luje” është projekti i fundit muzikor që Sinani e ka publikuar në muajin shkurt. Kënga ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media