Plani i Nisma - AKR - PD për shëndetësinë

Plani i Nisma – AKR – PD për shëndetësinë

Koaliconi Nisma- AKR- PD në “DebatPernime” prezantuan planin për shëndetësinë. Agim Çaka nga Nisma tha se prioritet për këtë koalicion është shëndetësia.

Çaka u zotua se si qeveri do të përkushtohen në shëndetësi të mirë duke u bazuar në këto pika: Buxheti, planifikimi dhe shpenzimi racional, sigurimet shëndetësore, listën esenciale të barnave, si dhe mbikëqyrjen dhe përcjelljen e punës nga niveli primar, sekondar dhe terciar.

Po ashtu, Çaka u zotua se në vitin e parë të mandatit do të funksionalizohen sigurimet shëndetësore, meqë ekziston ligji për sigurimet shëndetësore./21Media