Cakaj “de facto” kryediplomat, thumbon Metën: Më mirë syri se sa nami

“Do qëndroj me lartësinë e besimit  të çdo njeriu që na ka dhënë votën”

Zv/ministri, Gent Cakaj është deleguar nga ana e kryeministrit, Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, pas delegimit të detyrës, zv/ministri Cakaj nuk i ka kursyer “thumbat” në drejtim të presidentit Meta.

Cakaj teksa ka premtuar se do të bëjë më të mirën e tij në krye të institucionit të diplomacisë, deklaroi me ironi se do të përpiqet të përmirësojë imazhin e tij që të tjerët të mos krijojnë një perceptim negative.

“Nga ana tjetër do vazhdojmë dialogun me vendet e tjera për reformat tona të dukshme dhe të veçanta. Krahas angazhinmeve Shqipëria do t’i kryejë të gjithë detyrat me vendet anëtare të NATO dhe kryesisht SHBA-së. Shqipëria do të angazhohet më tej dhe me krijimin e shërbimeve konsullore në vazën e shembujve konstruktiv të krijuar 5 vitet e fundit. Pavarësisht forcës sime të zakonit për të thënë atë që mendoj. Mbetem me veshplotë, që atij që i ka shkuar fjala ime për keq, të mos i jem dukur aq keq në paraqitjen e parë. Siç i thonë në Tiranë “ Më mirë syri se sa nami”. Shpresoj të jeni të kënaqur në punën time në vijim. Koha ecën mbi shpinën e breshkët. Koha është shpeshherë kokëfortë sesa e ngadaltë. Do qëndroj me lartësinë e besimit të çdo njeriu që na ka dhënë votën”, ka thënë Cakaj, raporton vizionplus.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta më 10 janar të këtij viti ka refuzuzuar  të dekretojë Gent Cakajn si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Back to top button