Cakaj dhe Schallenberg flasin për komentet e Borellit

Cakaj dhe Schallenberg flasin për komentet e Borellit

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka folur për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Në konferencën e përbashkët me homologun austriak Alexander Schallenberg, Cakaj tha se zgjedhjet e 6 tetorit ishin shembull për të gjithë rajonin dhe se elektorati kosovar tregoi pjekuri dhe përgjegjshmëri.

Cakaj tha tutje se Qeveria e Shqipërisë po pret të fillojë bashkëpunimin me Qeverinë e re të Kosovës.

Ajo çka ka ndodhur në Kosovë meriton dy komente elementare: Kosova i ka dhënë shembull rajonit se si organizohen zgjedhjet dhe se me çfarë standardi të lartë ndodh edhe ndryshimi i pushtetit. E dyta, Kosova ka dëshmuar se ka një elektorat të pjekur dhe të përgjegjshëm, e unë mbi këto komente nënvizoj se mezi po presim që të fillojmë bashkëpunimin me Qeverinë e re të Kosovës, për të thelluar bashkëpunimin”, tha Cakaj.

I pyetur mbi komentet e bëra nga përfaqësuesi i ri i diplomacisë evropiane, spanjollit Josep Borell, se Kosova nuk mund të jetë shtet deri sa të njihet nga shtete si Rusia, Kina apo India, Cakaj theksoi se “e njohën apo jo disa shtete, kjo nuk është çështja jonë sepse Kosova është realitet objektiv, pavarësia e saj është e pakthyeshme dhe natyrisht integrimi i dy vendeve është i pa alternativ”.

Për këtë çështje foli Schallenberg, sipas tij Kosova është realitet./21Media